Me këmishë nate dhe e pa grimuar, Dua Lipa vë në pah dukjen e saj natyrale

Prishtinë | 13 Pri 2021 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, vendosi që disa çaste të mëngjesit të sotëm (e martë), t’i ndajë me fansat e saj në Instagram.

Ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtar e cila ndiqet nga mbi 64 milionë ndjekës, disa fotografi të reja, pak pasi u zgjua nga gjumi.

Dua dukej mjaft tërheqëse edhe në dukjen natyrale, ndërsa pozonte me këmishën e saj të natës, ngjyrë të zezë.

Pranë vetes, Lipa kishte një buqetë lulesh të freskëta, ndërsa duket se me gjithë kënaqësi shijonte rrezet e diellit në mëngjesit.

“Buongiorno”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografisë, duke thënë kështu “Mirëngjesi” në gjuhën italiane.

Dua përndryshe është kthyer kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, për t’u përgatitur për performancën e saj të radhës, në Brit Awards 2021.

Ajo është nominuar në eventin e madh të ndarjes së çmimeve britanike në tri kategori: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë britanike e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Albumi më i mirë i vitit” për albumin ‘Future Nostaglia’.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme