Me lëvizje provokuese para pasqyrës, Arta Nitaj: Ndahuni me të dashurën tuaj, kur të mërzitem

Prishtinë | 20 Sht 2021 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Ajo është një nga yjet e showbizit shqiptar që komentohet për thuajse çdo paraqitje.

Bëhet fjalë për modelen dhe aktoren nga Peja, Arta Nitaj, e cila vazhdon të marrë vëmendje me pozat e videot në rrjete sociale.

E tillë është shfaqur në një nga paraqitjet e fundit teksa pozon nga mbrapa duke vënë në pah fizikun e mrekullueshëm.

“Ndahuni me të dashurën tuaj, kur të mërzitem”, ka qenë përshkrimi i videos së publikuar në InstaStory.

Ish-aktorja e “O sa mirë” vjen në formë të mahnitshme në një kostum të zi të hapur deri në fund-shpinë.

Krahas kësaj, Arta ka kohë që nuk ka qenë e angazhuar në ndonjë projekt televiziv edhe pse e ka paralajmëruar prej shumë muajsh.

Për herë të fundit, Nitaj bashkëpunoi me artistin Butrint Imeri në këngën e quajtur “Phantom”.

Të ngjashme