“Më mungon” – Vlora Çitaku kujton regjisoren Vjosa Berisha në ditën e saj të lindjes

Prishtinë | 23 Kor 2022 | 15:25 | Nga Ekonomia Online

Në qershor të këtij viti ndërroi jetë regjisorja shqiptare, Vjosa Berisha.

Ajo vdiq në spitalin University College Hospital në Londër pas një beteje të gjatë me kancerin.

Dhe kur sot (e shtunë) shënohet dita e saj e lindjes, Vjosa është kujtuar me mall nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

E njëjta ka publikuar disa foto në rrjete sociale, derisa edhe i ka bërë një dedikim prekës.

“Urime ditëlindjen mbretëreshë, përgjithmonë, më mungon”, ka shkruar Vlora.

Theksojmë që e ndjera u varros në Prishtinë teksa lajmit për vdekjen e saj tronditi familjarët, miqtë dhe kolegët e saj dhe pati reagime të shumta nga figurat publike në vend.

Ndërsa, kujtojmë që Vjosa la pas vetës bashkëshortin e saj, Fatosin dhe djalin e tyre Lekën. 

Të ngjashme