Me një foto të veçantë, Romeo ka dy fjalë për Donaldin

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Aktori, Romeo Veshaj që nga hyrja e binjakut të tij Donaldit në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka treguar vazhdimisht mbështetje për të.

Romeo aktualisht e mban llogarinë e “Instagramit” të Donaldit, ku edhe i poston fotografi e video nga ajo se cfarë bën binjaku i tij në shtëpinë e famshme.

Së fundmi, ai i ka publikuar dy fotografi me Donaldin, njërën nga nata e spektaklit kur hyri ai në shtëpi dhe tjetrën nga fëmijëria, teksa ka shkruar një mesazh për të.

“Vetëm koha ndryshon, unë e ti jo”, shkroi Romeo.

Kujtojmë, që para pak javësh, ai i bëri një befasi Donaldit së bashku me vëllaun e tij, Marion duke e përshëndetur nga parashuta Donaldin, me një flamur të shënuar “La Familia”.

Të ngjashme