Me një video atraktive në TikTok, Tayna paralajmëron këngën e re “Ajo”

Prishtinë | 14 Pri 2020 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

TikTok tashmë është kthyer në një nga rrjetet sociale më të popullarizuara edhe në vend, posaqërisht gjatë kësaj periudhë pandemie.

Kjo është dëshmuar nga personazhet e famshme publike, të cilat nuk kanë hezituar që të sjellin video të ndryshme.

Një të tillë e ka publikuar së fundmi edhe reperja nga Prizreni, Tayna, përmes së cilës tregon se ka gati projektin e ri muzikor.

E veshur me xhinse të shkurtra dhe me triko po ashtu të njëjtë me pantallonat, Doruntina Shala (emri i vërtetë i reperes) ka arritur të rrëmbejë gjithë vëmendjen.

“Së shpejti, ajo”, është përshkrimi krahas videos, në të cilën nuk ka zbuluar asgjë më shumë për publikun dhe fansat e saj.

Ndërkohë që, komentet dhe reagimet pozitive nuk munguan në videon që deri më tani është shikuar 493.177 herë.

Kjo këngë vjen pas hitit “Edhe ti”, të cilin e solli në fillim të këtij viti në bashkëpunim me reperin nga Ferizaj, Mozzik.

Ky projekt ka kaluar shifrën e 24 milionë klikimeve në platformën YouTube. 

Të ngjashme