Me pak ndihmë, Dua mund të arrijë sukses historik

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Më 27 prill, këngëtarja Dua Lipa publikoi albumin e saj të dytë “Future Nostalgia”.

Albumi doli më herët nga çfarë ishte paraparë sepse rrodhi i tëri ilegalisht në internet.

Por përkundër këtij fakti, suksesi i këtij albumi nuk është zbehur, madje me pak fat e ndihmë mund të shënojë arritje historike për karrierën e këngëtares me origjinë nga Prishtina.

“Jam shumë afër që të kem albumin numër 1 në Mbretërinë e Bashkuar. Faleminderit të gjithëve që po përkrahni, dëgjoni dhe shpërndani albumin tim. Le ta bëjmë këtë. Ju dua”, shprehet Dua në postimin e bërë.

Mbetet ta shohim nesër nëse albumi do t’ia dalë që të jetë i pari.

Të ngjashme