Me poza atraktive, Fjolla Morina paralajmëron këngën “Kape”

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, vazhdon të pëlqehet për stilin dhe veçantinë që ka në përgjithësi.

Ajo është mjaft aktive në rrjete sociale, duke publikuar në mënyrë të njëpasnjëshme imazhe nga përditshmëria.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja shqiptare ka paralajmëruar këngën e re.

“Kape” titullohet projekti muzikor, I cili do të lansohet sot në të gjitha platformat digjitale.

Me një bluzë të bardhë, Fjolla ka vënë në pah linjat e bujshme trupore, teksa edhe grimi i rëndë kësaj here nuk ka munguar.

Vlen të përmendet se “Lule” është kënga e saj e fundit që erdhi në bashkëpunim me Berato.

Të ngjashme