Me shpatulla jashtë në Kuvend, deputetja thyen kodin e etikës (Foto)

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Deputetja shqiptare, Elda Hoti, tërhoqi vëmendje sot në seancë plenare me veshjen e saj.

Ajo u shfaq në foltoren e Kuvendit me një fustan nën gju, por me shpatulla jashtë, gjë e cila nuk lejohet nga kodi i etikës, shkruajnë mediet në Tiranë.

Në nenin 8 të Kodit të Etikës, i miratuar nga Parlamenti theksohet se për paraqitjen e deputetit në veprimtaritë parlamentare parashikon që të kenë një veshje zyrtare, që nuk tërheq vëmendjen e publikut dhe nuk bëhet objekt për diskutim.

Të ngjashme