Meda në qendrën stërvitore të Arsenalit takon Shkodran Mustafin

Prishtinë | 01 Pri 2018 | 10:00 | Nga

Arsenal do të takohet gjatë ditës së sotme me skuadrën e Stoke Cityt.

Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi do ta kenë përballë tyre bashkëlojtarin e kombëtares, Xherdan Shaqirin.

Duket se këtë rast nuk e ka humbur as këngëtari Mehedin Pergjegjaj, i njohur si Meda, i cili aktualisht gjendet në Londër.

Ai para takimit është takuar me mbrojtësin Mustafi, i cili në një forme i ka thënë mbështetje futbollistit shqiptar ndërsa dihet se këngëtari është tifoz i Bayern Munichut.

“Me Shkodran Mustafin”, ka shkruar Meda në Instagram, i cili duket se ka ndjekur për së afërmi stërvitjet e Arsenalit.

Ndryshe, tre lojtarët pritet që të jenë në formacionet startuese për skuadrat e tyre angleze.

Takimi i vlefshëm për xhiron e 31-të të ligës elitare angleze dhe pritet të startojë rreth orës 13:30.

View this post on Instagram

Me Shkodran Mustafin

A post shared by Meda (@mehdin_pergjeqaj) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme