Meda tregon “bakshishin” më të madh që ka marrë deri më tani në një mbrëmje muzikore

Prishtinë | 19 Pri 2021 | 14:49 | Nga Ekonomia Online

Artisti i njohur i skenës shqiptare, Meda, këtë kohë ka qenë më pasiv në muzikë e po ashtu më i distancuar edhe nga intervistat.

Ai së fundmi ishte i ftuar në emisionin NIN, teksa ka folur më shumë për periudhën e pandemisë, jetën private e gjithashtu edhe për karrierën shumëvjeçare muzikore.

Në rubrikën “Haje ose thuaje”, Meda u sfidua me tre pyetje të cilave iu përgjigj me sinqeritet të plotë.

41 vjeçari mes tjerash zbuloi edhe vlerën më të madh të ‘bakshishit’ që ka marrë.

Meda deklaroi se ka pranuar plot 30 mijë dollarë në një mbrëmje muzikore me bashkë atdhetarë të Australisë.

I njëjti ka folur edhe për kohën e pandemisë, pasi prej më shumë se një viti janë ndaluar të gjitha mbrëmjet e ahengjet muzikore.

“I kam anuluar të gjitha dasmat, vetëm një gjë më ka shqetësuar diçka që më ka bërë përshtypje të keqe në kohën e zgjedhjeve kur me një sallë apo me një tubim ishin mbi 1000 vetë dhe aty 99% pa maska, ndërsa këngëtareve apo lokaleve sallat e dasmave që mbahen, po bëhen një vit që nuk kanë punuar dhe kjo më ka bërë përshtypje negative në aspektin politik. Përse ata paskan të drejtë e ne jo”, shtoi ai.

Të ngjashme