Media serbe sulmon Era Istrefin: Këndoi cullak në kishë, tash po e hapë Botërorin

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 15:37 | Nga

Prej pak ditësh është bërë i ditur lajmi se Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam do të këndojnë këngën zyrtare të Kampionatit Botëror të Futbollit. Kjo ishte një surprizë e këndshme për popullin shqiptar, por ky lajm nuk është pritur mirë nga mediat serbe.

Gazeta “Blic” e quan kontraverse këngëtaren nga Prishtina duke thënë se ajo ka kënduar gjysmë e zhveshur në objektin e Kishës Ortodokse të Serbisë, duke aluduar në një videospot të saj të publikuar vite më parë.

“Ajo synon me anë të paraqitjeve provokative të tërheq vëmendjen ndërkohë që para 4 vitesh është akuzuar për shkak të videospotit kontravers të këngës “E dehun”, në të cilin gjysmë e zhveshur vallëzon në tempullin e kishës Krishti Shpëtimtar në Prishtinë”, shkruan gazeta “Blic”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme