Mediat e huaja e quajnë pornostare Linda Halimin

Prishtinë | 16 Pri 2017 | 10:08 | Nga

Linda Halimi është përfaqësuesja shqiptare e Eurovizionit, që pritet të debutojë me këngën “World” (Botë) në skenë e Kievit, më datë 9 maj.Tashmë artistja që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po shijon turin nëpër Evropë, ku ka mundësi të dëshmojë talentin e saj për publikun.

Pas perfomancës së parë në Amsterdam, nuk munguan reagimet ndaj Lindës, duke e komentuar si pornostare me trup burri, pa mohuar potencën e zërit. Për muzën e frymëzimit për “Botë”, përfomancën e Halimit dhe pritsh-mëritë e kësaj gare, flet për gazetën “Panorama” kompozitori i këngës, Klodian Qafoku. Si lindi “Botë”, u shkruan vargjet para muzikës apo e kundërta?

Përgjithësisht në këngët e mia preferoj të krijoj muzikën para tekstit.Kështu ka ndodhur edhe me “Botë”. Pasi u dëgjua melodia e këngës nga Gerald Xhari (Big Basta) dhe Lindita, pas shumë bisedash profesionale, unanimisht vendosëm për përmbajtjen e tekstit dhe titullit njëkohësisht. Lidhet kjo këngë me ndonjë moment nga jeta jote?

Apo pse mund ta gjejmë veten në fabulën dhe melodinë e saj? Ngjarjet e fundit nëpër botë, luftërat, varfëritë na kanë bërë mjaft të ndjeshëm jo vetëm në jetën reale, por dhe në atë krijuese. Nuk e kam krijuar muzikën në koshiencë të plotë, me këto situata, por natyrshëm mund të kem shkuar drejt kësaj tematike.Nisur nga tema e këngës, e ripërsëris se e vetmja gjë që na bashkon të gjithëve është “Dashuria”. Linda Halimi të zgjodhi ty, apo ti atë? Sigurisht që e zgjodha unë.

Ajo jeton në SHBA tashmë, dhe ishte një ftesë nga ana ime për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës në RTSH. Çfarë t’u duk e rrallë në zërin dhe perfomancën e saj për t’i besuar krijimin tënd? Unë e kam njohur dhe më parë Linditën në cilësitë e saj artistike. Thjesht besoja te forca dhe talenti i saj, dhe potenciali interpretativ, për ta përcjellë këngën sa më profesionalisht te publiku. Në deputimin e saj të fundit ka pasur nga ata persona që e kanë komplimentuar, por nuk kanë munguar as komentet e këqija në lidhje edhe me fizikun e Lindës.Çfarë përgjigje mund t’u jepje atyre?

Në rradhë të parë unë i komplimentoj të gjithë për komentet pozitive në lidhje me performancën, ndërsa për komentet negative, përgjigjja më e mirë është data 9 maj në Kiev.I ke dëgjuar këngët e tjera dhe cilat prej tyre do të veçoje? Po, i kam dëgjuar me shumë interes. Përgjithësisht janë këngë të bukura, do të veçoja Portugalinë, Italinë, Suedinë, Australinë.

Pa marrë parasysh dëshirën për të dalë sa më mirë në garën e Eurosongut, cilat janë pritshmëritë e tua reale nga ky festival? Së pari më lejoni t’ju them se Eurosong është i vetmi event artistik ku Shqipëria përballet me vendet europiane.Kur në futboll, Shqipëria hyri për herë të parë në Kampionatin Europian, sigurisht u gëzuam të gjithë, dhe vë­ mendja ishte 100 për qind jo vetëm nga institucionet shtetërore, por dhe nga ato private.

Ndërsa me këngën shqiptare, që është hera e 19­të e pjesëmarrjes, kemi vetëm mbështetjen e padiskutueshme të Radiotelevizionit Shqiptar

Pavarësisht kësaj, ky është një fakt i cili duhet të na bëjë mjaft krenarë për transmetimin e kulturës dhe artit tonë në kom-peticione me përmasa të tilla. Sigurisht që është një garë e fortë, dhe qëllimi im kryesor si kompozitor është të performojmë sa më denjësisht në atë arenë evropiane.

Përtej garës, çfarë mesazhi shpirtëror do t’i japë “Botë” botës? “World” tashmë është finalizuar në të gjitha aspektet, së pari një ri-orkestrim nga mjeshtri Shpëtim Saraçi dhe Andrea Camilletti, një super produksion nga mjeshtri i zërit, Marco Borsatti në Itali dhe masterizim nga Tom Coyne në USA.

Anglisht teksti u përshtat mbi vargjet e Big Bastës nga vetë Lindita, dhe pikërisht mesazhi “Let the love unite us all” ka domethënie për ditët e sotme. Gjithkush e ndjen veten në këtë këngë.Pika më e fortë është vokali dhe karakteri artistik. Pika e dobët? Këmbëngulëse në kërkesat e saj artistike (qesh).Cilat janë detajet e performancës, këngëtarët që e shoqërojnë, ndonjë koreografi dhe veshjet e këngëtares?

Perfomanca do të jetë e thjeshtë. Rol të veçantë do të ketë pasqyrimi i çdo detaji nga videoklipi zyrtar në ledwall­in e arenës, në momentin e performancës. Këngëtarët shoqërues janë emra të njohur të skenës shqiptare, si Denisa Gjezo, Margret Radovani, Gjergj Kaçinari dhe Anxhelo Miho. Ankthi yt më i madh gjatë asaj performance? Fitorja e Eurovizionit. Fakti që votimi mund të jetë gjeopolitik të bën pesimist? Aspak, jam më optimist se kurrë në përballjen tonë me shtetet e tjera.

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme