Mediat e huaja për moderatoren shqiptare: Bukuria e saj të lë pa frymë

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 17:19 | Nga

Elita Rudi, moderatorja bukuroshe nga Kosova është gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Këtë radhë ajo ka rënë në sy edhe tek mediat kroate. Në disa postime që Elita ka bërë në Instastory, ka publikuar disa faqe nga një artikull që ka shkruar portali Showbuzz.hr për të. Artikulli i shkruar për Elitën hapet me titullin: “Bukuroshja magjepsëse nga Kosova që adhuron Kroacinë”.

Ata bëjnë një përshkrim të shkurtër të Elitës, ku e cilësojnë atë si një personazh të njohur në mbarë botën referuar numrit të shumtë të ndjekësve që ka në Instagram. Showbuzz shkruan : “Elita është me të vërtetë një yll Instagrami me më shumë se 350 mijë ndjekës, gjë e cila nuk diskutohet pasi bukuria e saj të lë pa frymë”. Gjithashtu ata përmendin edhe disa intervista ku moderatorja ka thënë se e adhuron Koracinë specifikisht Dubrovnikun dhe Splitin.

Duke parë këtë artikull mund të themi se me të vërtetë bukuroshja 24-vjeçare nga Kosova, është e dashur edhe përtej kufijëve shqiptarë.

View this post on Instagram

Stay Shady ?

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

View this post on Instagram

Escape?

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

View this post on Instagram

Windy Day?

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

View this post on Instagram

@sellmakasumoviq ROYAL Lipmatte ?

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme