Mediat serbe reagojnë pasi Anxhela Peristeri shfaqet në ‘Eurovision’ me shqiponjë dykrenare

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin “Eurovision 2021”, tash e sa ditë ajo qëndron në Roterdam, pasi ajo do të përformojë në natën e dytë të festivalit.

Në një paraqitje para mediave, Anxhela kishte bërrë shqiponjën dykrenare, e që të njëjtën fotografi e ka postuar në “Instagram”, veprim i cili ngriti reagime të mediave serbe.

“Novosti” i dedikoi një artikull veprimit të përfaqesueses së Shqipërisë, duke e cilësuar si provokim.

“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i mediumit serb.

Në artikullin e “Novostit” thuhet se në prag të mbajtjes së natës gjysmëfinale të “Eurovisionit” ndodhi një skandal.

“Përfaqësuesja e Shqipërisë, Angelia Peristeri dhe bashkëpunëtori i saj dolën para shtypit dhe treguan simbolin e Shqipërisë së Madhe, të ashtuquajturën “shqiponja dykrenare” në mënyrën shqiptare. Ju kujtojmë se Eurovision në parim ndalon promovimin politik në veprimtarinë e saj. Ajo ndau një foto me të njëjtën temë një javë më parë”, thuhet ndër të tjera në artikullin e mediumit serb.

Anxhela Peristeri do të përformojë në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision”, që mbahet nesër më 20 maj, teksa finalja e madhe e festivalit evropian mbahet më 22 maj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme