Mediet serbe: Dua Lipa bukurinë e ka trashëguar nga nëna e saj

Prishtinë | 02 Mar 2018 | 13:06 | Nga

Kurir është mediumi serb që ia ka kushtuar një artikull këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipës, të cilët ua janë referuar suksesit të saj me kënëgën “New Rules” “Be the One”, “IDGAF”.
Mirëpo ky medium, përpos suksesit të Dua Lipës, ka folur edhe për bukurinë e saj, saktësisht prej kujt e ka trashëguar bukurinë ajo.

“Shqiptarja nuk e ka pushtuar Hollivudin vetëm me bukuri por edhe me zë. Dua Lipa tashmë është seks simbol, por gjenet e bukurisë i ka nga nëna e saj”, thuhet mes të tjerash në Kurir, transmeton kultplus.

Dua e trashëgoi talentin nga babai Dukagjini, pasi që ai ka bërë muzikë për dekada në Kosovë, ndërsa ajo sigurisht që bukurinë e “ka marrë” nga e ëma, thuhet në këtë artikull, për familjen Lipa, ku vajza e saj tashmë ka pushtuar botën në të katër anët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme