Mediumi në gjuhën serbe e bën lajm këngën “Komandant” të Leonora Jakupit – ia përkthen edhe tekstin

Prishtinë | 14 Shk 2022 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

“Ne askujt s’i kemi hak, e kemi mbrojtë çdo pëllëmbë me gjak, jemi betuar për atdhe, bashkë me ju jemi ne. Komandant, këtu na ke, ju që dhatë gjithçka për atdhe”. Mediumi në gjuhën serbe, KoSSev i citon këto vargje të këngëtares Leonora Jakupi, nga kënga e fundit të cilën e publikoi mbrëmë, duke njoftuar për projektin e ri të saj.

Ky medium e ka bërë lajm këngën e re të Leonora Jakupit kushtuar pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Duke i cituar disa nga mediat kosovare, “KoSSev” shkruan se pak pas publikimit në YouTube, kënga ka marrë afër 5500 pëlqime.

Në fund, ky medium tregon se në Hagë po zhvillohet një proces gjyqësor kundër disa prej njerëzve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe e sjell të plotë në gjuhën serbe, tekstin e këngës së re të këngëtares 42-vjeçare.

Të ngjashme