Mega Fox shkëlqen me veshjen e kuqe në Los Angeles, festoi ditëlindjen me Machine Gun Kelly

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Ajo është ‘marrëzisht’ e dashuruar me të dashurin e ri, Machine Gun Kelly.

Dhe Megan Fox është parë në Los Angeles, për të shijuar një darkë romantike për ditëlindjen e saj, shkruan Daily Mail.

Ajo ka mbushur 35 vjeç, ndërsa edhe përkundër moshës ajo u pa me një paraqitje të mrekullueshme.

Bukuroshja zgjodhi që të vishet me një veshje të kuqe, duke vënë në pah gjoksin e formësuar.

Në anën tjetër, Machine ishte munduar që t’i përshtatet përmes një bluze që kishte nuanca të ngjyrës së kuqe.

Çifti përndryshe e kanë bërë lidhjen edhe më serioze, duke deklaruar edhe martesa është opsion i mundshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme