Megan Fox dhe Machine Gun Kelly parkojnë veturën luksoze në vendin për persona me aftësi të kufizuara

Prishtinë | 06 Qer 2021 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly janë bërë çifti më i pëlqyer kohëve të fundit.

Dyshja ditën e djeshme (e shtunë) janë parë në Los Angeles, derisa po kalonin kohë së bashku, shkruan Daily Mail.

Që të dy u vërejtën në një makinë të tipit ‘Range Rover’, derisa ishin të veshur plot stil.

Megan zgjodhi një pamje më natyrale, derisa kombinoi bluzën e bardhë me pantallona të zeza.

Në anën tjetër, Kelly kishte zgjedhur që të përshtatet me të dashurën, duke u kombinuar me ngjyrat.

Asnjëheri prej tyre nuk kishte të vendosur maskën mbrojtëse, ani pse kishin dalë në një vend publik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme