Megan Fox dhe Machine Gun Kelly shijojnë kohën në Malibu, një ditë pas ditëlindjes së reperit

Prishtinë | 23 Pri 2021 | 16:34 | Nga Ekonomia Online

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë shijuar një natë në Nobu ditën e djeshme (e enjte).

Bukuroshja brune kishte kombinuar veshjen, përmes së cilës mori vëmendjen e të gjithë audiencës, shkruan Daily Mail.

Në anën tjetër, reperi ishte veshur në mënyrë më sportive, teksa mbante dorën e aktores së njohur.

Një dalje e tillë e dyshes vjen pasi Machine festoi ditëlindjen e tij të 31-të, ndërsa mori përplot mesazhe në rrjete sociale.

Urimi më i veçantë padyshim që erdhi nga e dashura e tij, e cila kishte zgjedhur fjalët më të ëmbla për të.

Theksojmë se lidhja e çiftit është bërë edhe më serioze kohëve të fundit, pasi palët kanë takuar edhe fëmijët e njëri-tjetrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme