Megan Fox i jep dhe një shans burrit

Prishtinë | 20 Maj 2017 | 23:37 | Nga

Para dy vitesh, Megan Fox dorëzoi kërkesën për shkurorëzim, por ajo dhe aktori Brian Austin Green vendosën të pajtohen.

Dy aktorët vendosën t’i japin edhe një shans dashurisë. Çifti i njohur serish është së bashku dhe planifikojnë madje edhe fëmijën e katërt.

“Kemi biseduar për këtë dhe do të donim të kemi një vajzë. Kam dëshirë të madhe të kem një vajzë”, ka thënë aktori 43-vjeçar.

Ai ka një djalë me 15-vjeçar me aktoren Vanessa Marcil, ndërsa me Megan ka tre djem.

Brian ka një djalë 15 vjeçar nga lidhja me aktoren Vanessa Marcil
Ylli i “Beverly Hills” dhe aktorja e bukur janë në lidhje që nga viti 2005, ndërsa u martuan në vitin 2010 dhe u ndanë në vitin 2015.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme