Megan Fox konfirmon lidhjen me Machine Gun Kelly

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Megan Fox konfirmon romancën me Machine Gun Kelly, teksa u shfaqën duke mbajtur duart e njëri-tjetrit dhe duke shkëmbyer puthje, pas ndarjes nga Brian Austin Green.

Megan Fox më në fund konfirmoi lidhjen e saj me Machine Gun Kelly, të hënën.

Ylli 34-vjeçar i “Jennifer’s Body: u bashkua me reperin 30-vjeçar dhe aktorin në “Mr. Furley’s Bar” në lagjen Sherman Oaks të Los Angeles, për pije.

Çifti po mbanin duart e njëri-tjetrit teksa po dilnin ngab ari, ndërsa të dy shkëmbyen puthje të shpejt po plot pasion, para se të largoheshin.

Megan ishte veshur me njëb luzë dhe pantallona të zi, ndërsa rreth belit kishte lidhur një këmishë.

Ndërsa, reperi kishte veshur një bluzë rozë dhe xhinse.  Dyshja u larguan nga bari rreth orës 7 pasdite.

Ata dukej se po injoronin urdhrin për të vendosur maska kur ndodhen në vende publike, por u përpoqën të mbanin distancë nga të tjerët.

Javë më parë, Megan ndezi thashethemet për një lidhje me Machine Gun Kelly kur ajo u shfaq me të në videoklipin e tij të ri.

Megan Fox dhe Brian Austin Green u ndanë së fundi pas një dekade martesë./ln

Të ngjashme