Meghan dhe Harry ia ndalojnë fqinjve t’u flasin atyre

Prishtinë | 29 Kor 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Princi Harry dhe Meghan Markle e kanë filluar ashpërsisht me fqinjët e tyre të rinj.

Ata kanë paralajmëruar njerëzit që jetojnë pranë çiftit mbretëror që mos flasin me ta, t’i përkëdhelin qentë e tyre apo të pyesin për djalin e tyre Archie, sipas një raporti.

Banorët në shtëpinë e çiftit në Frogmore Cottage në Windsor gjithashtu janë të ndaluar të ofrojnë favore fqinjësore, të tilla si ndihmë për fëmijën apo ecjeve me qentë, raportoi The Sun.

Përshendetjet – sidomos “mirëmëngjes” – janë të ndaluara dhe njerëzit e thjeshtë janë të ndaluar të vendosin letra në kutinë postare mbretërore.

“Është e jashtëzakonshme. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar ndonjë gjë të tillë. Gjithkush që jeton në pronën mbretërorët punon për ta dhe e di se si të sillet me respekt”, tha një banor që u ndje i përbuzur.

“Neve asnjëherë nuk na është thënë se si të sillemi rreth Mbretëreshës sikur kësaj. Ajo është shumë e lumtur që njerëzit ta përshëndesin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme