Meghan dhe Princi Harry hyjnë në Librin Guinnes

Prishtinë | 04 Pri 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Llogaria e re në Instagram e Princit Harry dhe Meghan Markle ka thyer rekordin për kohën më të shpejtë për të fituar një milion ndjekës në këtë rrjet social.

Guinness World Records tha se llogaria e re në Instagram e hapur nga Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan është më e shpejta për të fituar 1 milion ndjekës.

Llogaria, e quajtur sussexroyal, u krijua të martën më 2 prill dhe arriti 1 milion ndjekës në vetëm 5 orë dhe 45 minuta, duke shënuar një moment historik .

Që atëherë llogaria ka mbledhur 3.3 milionë ndjekës.

Llogaria deri më tani ka dy postime që kanë fituar mijëra pëlqime, si dhe ka marrë një vëmendje të madhe nga mediat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme