Meghan Markle dhe Princi Harry në pritje të fëmijës së dytë

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 21:46 | Nga Ekonomia Online

Meghan Markle dhe Princi Harry, tashmë do të bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e madh e ka bërë të ditur një përfaqësues i çiftit, të cilët për momentin janë duke jetuar na Kaliforni, shkruan Daily Mail.

Ata janë duke u përgatitur djali i tyre, Archie, shumë shpejtë të ketë një motër apo vëlla.

“Ne mund të konfirmojmë se Archie do të bëhet vëlla i madh. Duka dhe Dukesha e Sussex po presin fëmijën e dytë”, thuhet për dyshen.

Ndërkohë, edhe një fotografi e çiftit është publikuar, derisa Meghan shihej me barkun e rrumbullakosur.

Derisa merrnin poza në një ambient madhështor, Princi Harry është parë duke mbajtur kokën e bashkëshortes në prehër.

Kjo vjen pasi 39-vjeçarja pas një artikulli në New York Times, ku thuhej se Meghan ka humbur fëmijën e dytë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme