Meghan Markle kritikohet pasi shkoi me kostum 7 500 dollarësh në vizitë te një shkollë nevojtare

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 13:40 | Nga Ekonomia Online

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë bërë një vizitë në një shkollë në Harlem, ku 94 për qind e fëmijëve kanë të drejtë për ushqim falas, me dukeshën e veshur me një kostum në vlerë prej 7 500 dollarësh.

Çifti mbërritën në shkollën “Harlem’s PS 123 Mahalia Jackson” së bashku me kancelaren e shkollave të New Yorkut,  Meisha Porter mëngjesin e së premtes, pasi lanë hotelin e tyre luksoz në Manhattan në flotën e tyre të SUV-ve me gaz për ditën e dytë të turneut të tyre tre-ditor në New York, shkruan DailyMail.

Meghan veshi një pallto prej kashmiri të markës “Loro Piana”, vlera e së cilës shkon në 5,840 dollarë dhe pantallona të përshtatshme që kushtojnë rreth 1,680 dollarë për vizitën e saj në shkollën publike e cila shërben për strehimore për familjet pa shtëpi të përhershme. Këpucët e saj mendohet se kushtojnë rreth 665 dollarë.

Ajo e përsosi pamjen e saj me bizhuteri me vlerë rreth 387,000 dollarë duke përfshirë unazën e saj të fejesës 350,000 dollarë, një unazë diamanti prej 4,500 dollarësh nga fejesa e saj e parë publike me Harry-n si e fejuara e tij, orën ‘Cartier Tank’ prej 23,000 dollarësh të Princeshës Diana, një byzylyk ‘Cartier Love’ 6,900 dollarë dhe vathë 3,000 dollarësh.

Ndërsa nuk u kursye asnjë shpenzim për veshjen e Meghanit për vizitën – e cila u krijua për të promovuar shkrim-leximin e librit të saj për fëmijët e kësaj shkolle – të dhënat nga Departamenti i Edukimit në New York zbulojnë se rreth 95 përqind e nxënësve në shkollën publike bien në indeksin e nevojave ekonomike.

Indeksi do të thotë se ata përballen me vështirësi ekonomike, bazuar në strehimin e përkohshëm, të drejtën për ndihmë publike dhe nivelet e varfërisë të regjistrimit.

Një total prej 94 për qind e nxënësve gjithashtu kanë të drejtë për ushqim falas, sipas Public School Review. Kjo krahasohet me 51 për qind të nxënësve në të gjithë shtetin.

E gjitha u bë shumë për disa nga fëmijët që u bënë të përlotur ndërsa morën përqafime nga anëtarët e mëparshëm të familjes mbretërore.

Çifti dukej se kishte rritur oreksin gjatë vizitës, ndërsa më pas u drejtuan për të ngrënë te restoranti “Melba”.

Restoranti, i themeluar nga Melba Wilson, vendas i Harlemit, lidhet mirë me turneun e Çiftit Sussex që promovon barazinë e vaksinave anti-COVID.

Çifti nisi ditën e parë të turneut të tyre të enjten duke fërkuar supet me ligjvënësit e New Yorkut dhe zyrtarët e OKB -së, si dhe nderuan viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Ground Zero.

Ata gjithashtu vizituan zyrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ku mbajtën një takim me Chelsea Clinton, zyrtarë shëndetësorë dhe ekspertë të tjerë për të diskutuar barazinë e vaksinave – përpara paraqitjes së tyre në koncertin Global Citizen të së shtunës.

Mbrëmë, Harry, 37 vjeç, u pa më pas në Bemelmans Bar në Hotel Carlyle duke biseduar me njerëzit në tryezën e tij – pa asnjë shenjë të Meghaitn, 40 vjeçe, në dukje.

Ata po qëndrojnë në hotelin luksoz, ku dhomat e nivelit të lartë kushtojnë deri në 8,800 dollarë në natë, gjatë asaj që është paraqitja e tyre e parë e madhe publike që kur tronditën botën duke u tërhequr prapa si anëtarë të lartë të familjes mbretërore janarin e vitit të kaluar. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme