Meghan Markle poston imazhin e ëmbël në Ditën e Nënës

Prishtinë | 12 Maj 2019 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Meghan, Dukesha e Sussex, ka uruar të gjitha nënat në botë, teksa po feston ende lindjen e djalit të saj të porsalindur, Archie, transmeton Klan Kosova.

37 vjeçarja postoi një imazh të ëmbël, ku duken këmbët e foshnjës.

“Duke nderuar të gjitha nënat sot. Sot është Dita Ndërkombëtare e Nënës në SHBA, Kanada, Australi, Zelandë të Re, Afrikë të Jugut, Kenia, Japoni dhe disa vende anembanë Evropës. Kjo është Dita e parë e Nënës për Dukeshën e Sussex”, thotë përshkrimi në llogarinë zyrtare të çiftit mbretëror.

Meghan lindi Archie më 6 maj.


https://www.instagram.com/p/BxXS3l4pz2j/?utm_source=ig_embed

Të ngjashme