Meghan Markle refuzon të takojë Donald Trump

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 14:36 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet me anëtarë të shumtë të familjes mbretërore gjatë vizitës së tij në Britani të Madhe javën e ardhshme, transmeton Klan Kosova.

Por në datën 3 qershor, Trump nuk do ta takojë dukeshën Meghan Markle.

Në bazë të raportimeve, princi Harry do të drekojë privatisht me Trump-in, pasi Meghan Markle nuk do të jetë prezente në ceremoni pasi ajo ka zgjedhur që të qëndrojë në shtëpi që të kujdeset për fëmijët e saj.

Dikur Markle e ka quajtur  presidentin amerikan si “përçarës” dhe “diskriminues” dhe ishte një mbështetëse e madhe e Hillary Clinton gjatë zgjedhjeve të 2016-ës.

Në një intervistë në atë kohë ajo shpjegoi: “Kur po filmoja “Suits” doja të shkoja në Canada dhe mos kthehesha më në Amerikë. Trump është përçarës, mendoni për votat e femrave. Mendoj se Partia Republikane i ka humbur të gjitha pikët me zgjedhjen e tij si kandidat. Nuk do votoj për Hilaryn vetëm se është grua por edhe pse Trump është diskriminues dhe na e ka bërë të lehtë që të zgjedhim një anë.”

Të ngjashme