“Meghan në dasmën e martesës së parë si dhuratë u dha marihuanë të ftuarve”

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Thomas Markle foli për publikun e gjerë përmes një interviste me “Daily Mail”, në të cilën pohoi se të gjithë të pranishmit morën marihuanë në hyrje të sallës gjatë martesës së saj të parë.

Thomas 73-vjeçar, i cili nuk ka biseduar me vajzën e tij, Meghan Markle për një kohë të gjatë, kohët e fundit duke tha se e bija u kishte ndarë marihuanë të ftuarve në martesën e parë me Trevor Engelson.

“Kjo lloj e marihuanës është e paligjshme, por është një nga më të famshmet në Xhamajka. Unë nuk pi duhan e as marihuanë “, i thashë, “ia ktheva pakon time”.

Një burim i pranishëm në martesën e parë pohon se ceremonia e dasmës përfundoi pas 15 minutash dhe se të gjithë filluan të kishin lëvizje të ç’orientuar. Ajo thotë se ata vetëm donin të kishin një kohë të mirë.

Meghan u martua me Trevorin më 10 shtator të vitit 2011 në Xhamajka dhe dasma zgjati katër ditë ndërsa kishte ftuar 102 miq.

Meghan u shkurorëzua nga Trevor pas vetëm dy vjet martese, duke pohuar se shkaku i vetëm i mosmarrëveshjeve ishin “dallimet e mëdha”.

Ndryshe, Dukesha e Sussexit, e cila është martuar me Princin Harry, deri më tani nuk ka folur rreth këtyre pohimeve të të atit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme