Meghan Trainor dhe Daryl Sabara presin në jetë fëmijën e tyre të parë

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 19:49 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur, Meghan Trainor, është bërë nënë për herë të parë.

27-vjeçarja së bashku me bashkëshortin, Daryl Sabara, tashmë kanë pritur fëmijën e tyre në jetë, shkruan Mirror.

Këtë e kanë bërë të ditur gjatë ditës së sotme (e diel), derisa vogëlushi kishte lindur ditë më parë.

Duke ndarë disa imazhe në rrjete sociale, Meghan u shpreh se kjo ishte dhurata më e mirë për Ditën e të Dashuruarve.

“Jemi shumë të dashuruar, faleminderit Daryl për dhuratën më të mirë në jetë”, ka shkruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme