Meksikanja Vanessa Ponce de Leon shpallet “Miss Bota 2018”

Prishtinë | 10 Dhj 2018 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Meksika mund të krenohet me bukuritë e femrave pasi që tashmë edhe zyrtarisht njëra prej tyre është më e bukura e botës.

Vanessa Ponce de Leon është shpall së fundi “Miss Bota 2018”, në ngjarjen e zhvilluar në ishullin tropikal kinet të Hainant.

Ajo është e diplomuar në biznes ndërkombëtar, vullnetare për “Migrantes en el Camino” dhe është pjesë e bordit të drejtorëve në një qendër rehabilitimit për vajzat.

Theksojmë se bukuroshja 26-vjeçare është kurorëzuar si Missi i 68-të në historisë e “Miss world”.

Meksikania la pas vetes 20-vjeçaren tajlandeze Nicolene Pichapa Limsnukan, e cila u rendit në pozitën e dytë.

Ndryshe, kujtojmë se fituesja e vitit të kaluar ishin Manushi Chhillar nga India.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme