Melanie dhe Donald Trump nuk flenë bashkë

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 00:47 | Nga Ekonomia Online

Melanie Trump nuk fle në të njëjtën dhomë me Donald Trump. Si këto dhe shumë detaje të tjera për jetën personale të Presidentit të ShBA-së janë publikuar në librin e gazetares së CNN, “Free Melania” ose ndryshe Melania e Lirë.

Në botimin prej 288 faqesh të Kate Bennet, ajo tregon se si Zonja e Parë ka një ndikim shumë të madh në jetn politike dhe personale të Trump.

Këto detaje vihen re nga mënyra se si Melania vishet në përditshmëri, shkruan Kate.

Por një ndër detajet më pikante ajo tregon faktin se Trump dhe Melania nuk flenë në të njëjtën dhomë.

Sipas shkrimit të Kate, çifti fle në dy dhoma të ndara në Shtëpinë e Bardhë. Donald Trump ka suitën e tij në katin e parë ndërsa Melania ka kërkuar ndërtimin e një suite në katin e dytë.

Brenda saj, ajo ka kërkuar një palestër.

Nuk bëhen të ditura nëse këto fakte janë të vërteta ose jo por një gjë është e sigurt, që libri i Kate Bennet do të korrë shumë sukses.

Të ngjashme