Melinda Ademi duket provokuese në fotografitë e reja me bikini

Prishtinë | 24 Maj 2021 | 09:26 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, gjatë këtyre ditëve ka qenë më aktive në rrjete sociale.

Kjo pasi mungoi për një kohë për shkak të vdekjes së të ëmës, gjersa tani po vazhdon të sjell imazhe e video të ndryshme.

Së fundmi, 25 vjeçarja ka marrë vëmendje të madhe me disa fotografi në bikini në të cilat ka theksuar linjat trupore.

Melinda Ademi (Foto: Instagram)

Ajo duket se po shijon pushimet në Shqipëri, ndërsa ka premtuar se së shpejti do të publikojë edhe këngën e re.

Sido që të jetë, artistja nuk ka zbuluar detaje më të hollësishme rreth asaj që është duke përgatitur.

E fundit nga Ademi mbetet “Mëkatare” të cilën e solli në fund të vitit që lamë pas.

Deri më tani ka grumbulluar mbi 15 milionë klikime në kanalin YouTube.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme