Melinda Ademi nesër lanson këngën “Qa din ti”

Prishtinë | 30 Maj 2021 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Ajo është ndër rep-artistet më me zë në ‘showbiz’-in shqiptar.

Fjala është për bukuroshen brune Melinda Ademi, e cila po rikthehet me një projekt tejet të veçantë muzikor.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, ajo ka bërë të ditur se nesër do të lansohet kënga e re.

“Qa din ti” mban titullin prodhimtaria muzikore, që në platformat digjitale do të jetë e qasshme rreth orë 18:00.

Melinda po ashtu pati rastin që të ndajë edhe disa imazhe të tjera nga xhirimet e klipit.

Veshja provokuese e artistes bëri që t’i theksoheshin tiparet e bujshme trupore, të fituara përmes stërvitjeve.

“Mëkatare” ndërkohë është projekti saj i fundit, që u prit mirë nga dëgjuesit e muzikës së saj.

Të ngjashme