Melinda Ademi nis pushimet, mahnit me linjat trupore në imazhet atraktive me bikini

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

Reperja e njohur shqiptare, Melinda Ademi, është duke shijuar suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me reperin Gjiko.

Kënga “X5” është pritur shumë mirë nga publiku dhe pa dyshim është një nga hitet e kësaj vere.

Melinda ndërkohë vazhdon të jetë shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e saj e zakonshme.

Së fundmi, bukuroshja Ademi ka gjetur pak kohë për pushimeve, pas një vere të ngjeshur me punë për projektet e saj muzikore.

Ajo ka publikuar disa fotografi dhe video mjaft atraktive në InstaStory, duke mos hezituar të tregojë për ndjekësit linjat e saj trupore.

Në disa imazhe ku Melinda shfaqet me bikini të zeza në pishinë, reperja duket tejet tërheqëse dhe në top formë, ndërsa ngacmon imagjinatën e ndjekësve të saj.

Për pushimet e verës, ajo ka zgjedhur bregdetin e jugut të Shqipërisë.

Të ngjashme