Melinda Ademi nuk e ka ndërmend të ndalet, me bikini pozon nga jahti luksoz

Prishtinë | 15 Sht 2020 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Rep-artistja e njohur, Melinda Ademi, pas punës në projekte muzikore është duke shijuar pushimet në bregdet.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale, ku ajo nuk po kursen postimet e ndryshme ndaj fansave të saj.

Kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa përmes disa imazheve atraktive ka bërë të ditur se po kalon kohë produktive.

E veshur me një palë bikini të bardha, Melinda ka pozuar nga një jaht, nga i cili bënte lëvizje mjaft provokuese.

Linjat trupore dhe bukuria e saj komentohet shumë në faqet rozë, për të cilat ajo kujdeset në mënyrë të detajshme.

Theksojmë se “X5” mban titullin projekti i saj i fundit, që erdhi në bashkëpunim me reperin Gjiko.

Të ngjashme