Melinda Ademi publikon këngën e re “Mëkatare”, vjen me paraqitje të mahnitshme skenike

Prishtinë | 20 Dhj 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Rap-artistja shqiptare, Melinda Ademi, sot (e diel) ka prezantuar projektin e ri muzikor.

“Mëkatare” mban titullin kënga e re e saj, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Artistja shqiptare vjen me një paraqitje të mahnitshme skenike, gjersa mori vëmendje të madhe me ‘look-un’ e veçantë.

Tekstin e ka shkruar vet reperja në bashkëpunim me reperët Gjiko dhe Skerdi, kurse për producimin është përkujdesur BigBang

Klipi po ashtu është tejet unik dhe tashmë mund ta gjeni të lansuar në kanalin YouTube.

Reagimet po ashtu ishin të menjëhershme nga fansat dhe admiruesit e Melindës, e cila besohet se do pritet mirë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme