Melinda dhe Nora të mahnitshme në xhirimet e klipit me Gjikon

Prishtinë | 01 Kor 2021 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Është paralajmëruar një prej realizimeve muzikore që pritet të jetë në vendet e para të listës së hiteve të kësaj vere.

Gjiko, Melinda Ademi dhe Nora Istrefi i kanë bashkuar forcat për të realizuar këngën me titull “Ay Caramba!”.

Treshja e artistëve të pëlqyer tashmë janë duke e kompletuar edhe anën vizuale të projektit dhe do ta sjellin për fansat e muzikës së tyre.

Ndërsa pas publikimit të disa imazheve nga prapaskenat e xhirimit të videoklipit, Melinda dhe Nora kanë mahnitur me pozat e tyre.

Në një klip që duket se do të vijë shumë më ndryshe nga projektet tjera, dy këngëtaret janë kujdesur që të joshin me dukjen e tyre.

Të ngjashme