Menaxheri i Yll Limanit është i dashuri i Festa Qoqaj

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Blogerja e njohur, Festa Qoqaj ka disa muaj që është përfolur për një lidhje dashurie.

E gjithë kjo pasi ajo është parë në ambiente të ndryshme e shoqëruar me mashkullin e njëjtë.

Ndërsa, tashmë siç duket vet moderatorja ka vendosur që ta bëjë publike lidhjen e saj me menaxherin e këngëtarit, Yll Limani, Bonart Ajvazi.

Ky i fundit ka publikuar një fotografi ku shihet bashkë me blogerën në një vend malor.

“Zemra jem” ka qenë përshkrimi i fotografisë të Ajvazit që më pas u shpërnda edhe nga blogerja në profilin e saj.

Ndryshe, Festa ka filluar karrierën e saj fillimisht si blogere dhe është duke e vazhduar si moderator.

Të ngjashme