Mëngjesi ideal i Meghan Markle thyen rregullat e familjes mbretërore

Prishtinë | 03 Shk 2018 | 19:45 | Nga

Si bashkëshortja e ardhshme e princit Harry të Anglisë, aktorja Meghan Markle është shpesh fokus i mediave botërore, për mënyrën e të veshurit, stilit që prezanton, sjelljet në publik dhe gjithçka tjetër që lidhet drejtpërdrejtë me jetën e saj.

Deri tani janë bërë publike mjaft detaje interesante nga këto aspekte, por ne kemi shkuar më tej. A e dini ju se si e fillon ditën Meghan Markle?! Duke thyer rregullat strikte të menusë së familjes Mbretërore Britanike, e kjo vetëm për të mos hequr dorë nga preferencat e saj. Duke tentuar të “injorojë” çështjen e orareve apo traditat reale(british) në Buckingham Palace, ajo zgjedh të konsumojë në fillim të ditës,, një mëngjes 100% kalifornian. Super ushqyes në përmbajtje, por shumë larg menusë së zakonshme të mëngjesit ideal në familjen mbretërore.

Meg pëlqen ta filloj ditën me lëngun e saj të shëndetshëm, një smoothie që e mbush me energji dhe gjithë vlerat ushqyese të nevojshme për trupin e njeriut. Me bazë vanilje, gjysmë gote ujë kokosi, boronicë, fara Chia dhe kanellë, kjo është zgjedhja e saj e përditshme, për një mëngjes perfekt. Nëse mendoni dhe ju ta nisni ditën si Meghan Markle, ne po jua bëjmë më të lehtë zgjedhjen. Ja ku është receta me përbërësit e smoothit të saj. Ju bëftë mirë!

Smoothie me boronicë

½ filxhan boronicë

½ filxhan uji kokosit

Fara Chia

Kanellë

½ filxhan qumësht bajame

Mjaltë Manuka (opsionale)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme