Merr fund romanca e Cyrusit me Simpsonin

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 13:17 | Nga Ekonomia Online

Romanca e yllit amerikan Miley Cyrus dhe Cody Simpsonit ka marrë fund.

Një burim ka konfirmuar për “PEOPLE” se çifti u nda disa javë më parë, pas 10 muajsh lidhjeje.

Lajmi për ndarjen e tyre erdhi vetëm disa orë përpara premierës së këngës së saj më të re “Midnight Sky”.

Cyrus dhe Simpson u lidhën për herë të parë në tetor 2019, menjëherë pasi ajo u nda nga Kaitlynn Carter.

Të ngjashme