Merr fund skandali nga reperja: Loredana pranon të paguaj 400 mijë franga gruas që e mashtroi

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Një nga ngjarjet e vitit 2019 pa dyshim që ishte çështja e Loredanës, dhe shumës marramendëse që u tha se e mori nga një çift, të cilët dolën e u deklaruan për media duke ulur reputacionin e këngëtares  në masë të konsiderueshme, shkruan Gazeta Metro.

E pas një viti nga ky rast, Loredana e Petra zgjodhën të bënin paqe mes vete, u panë të fotografuara të buzëqeshura, foto kjo e publikuar nga vetë reperja në Instagram, duke i lënë të habitur të gjithë.

Tani sipas njërës nga mediat zvicerane u bë e ditur se ajo i ka paguar një shumë të madhe parash Petras, bëhet fjalë për rreth 400 mijë franga,  shkruan Gazeta Metro.

Këtë e bëri të ditur zyra e prokuroit publik që tha:  ‘’Reperja Loredana tregoi se ishte penduar, ajo pranoi sjelljen e gabuar ndaj palës së dëmtuar, dhe procedimet ndaj saj janë ndërprerë.’’

Historia filloi kur Petra, u takua me vëllain e Loredanës në platformën e takimeve Badoo. Ky pretendonte të ishte Antonio Cas. Me histori të trilluara të fatit, burri vodhi rreth 200,000 franga nga bashkëshorti i Petrës.

E kjo ngjarje u bë mjaft e përfolur, derisa edhe vetë reperja kishte ardhur në Kosovë, ku në një konferencë për media sqaroi të gjitha, por nuk pranoi se kishte ndonjë faj.

Të ngjashme