Meryl Streep, aktorja e nominuar për të njëzetën herë në “Oscars” (Foto)

Prishtinë | 26 Jan 2017 | 15:11 | Nga

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “Oscars 2017” do të zhvillohet më datë 26 shkurt në Los Angeles.

Shumë emra të njohur do të bëhen edhe këtë vit pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha botërore në fushën e artit, teksa kureshtja më e madhe mbetet tek ndarja e çmimeve.

Shumë filma dhe aktorë të njohur janë nominuar edhe këtë vit në kategori të ndryshme, teksa ka disa prej tyre të cilët nuk e kanë prekur për herë të parë magjinë e nominimit në një çmim “Oscar”.

Aktorja e njohur me famë botërore Maryl Streep është nominuar këtë vit për plot të 20-tën herë për çmimin “Oscars”.

Streep është nominuar në kategorinë për rolin më të mirë femër për filmin “Florens Foster Jenkins”, film në të cilin kishte kishte rolin e një gruaje të pasur.

Ndër vite aktorja është nominuar gjithsej 16 herë për rolin kryersor femër, dhe katër herë të tjera për rolin dytësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme