Meryl Streep në moshën 70-vjeçare do të bëhet gjyshe për herë të parë

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Meril Streep në shtator festoi 40 vjetorin e martesës me bashkëshortin, 71-vjeçarin Don Gamer dhe tani ata kanë një arsye tjetër për të festuar.

Vajza e tyre më e vjetër, Mamie Gummer (35 vjet) është duke pritur fëmijën e saj të parë, që do të thotë se aktorja amerikane për herë të parë do të bëhet gjyshe në vitet e shtatëdhjeta.

Mayi është aktore si nëna e saj gjersa është martuar në muajin gusht me skenaristin dhe shkrimtarin, Mehar Sethi, pasi zbuloi se ishte shtatzënë.

“Ai më pyeti në një mënyrë klasike, u gjunjëzua në gju dhe më pyeti. Nëna ime e do atë”, kishte thënë Mamie pasi kishte pranuar që të jetë bashkëshortja e 36-vjeçarit.

Para Meharës, ajo ishte e martuar edhe me aktorin Benjamin Walker (36 vjeç), por nuk kishte fëmijë.

Ndryshe, fillimisht shtatzëninë e konfirmoi një prej zëdhënësve të familjes së aktores hollivudiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme