“Mes vuajtjesh e sëmundjesh, nana ime ia doli të festojë edhe këtë Bajram”, Ramë Lahaj kthehet në vendlindje për Bajram

Prishtinë | 13 Maj 2021 | 18:13 | Nga Ekonomia Online

Ramë Lahaj është rikthyer në Istog për të festuar Bajramin me familje.

Ramë Lahaj njihet si një ndër tenorët e talentuar shqiptar i cili ka bërë të ditur se është i lumtur që sot ia ka dalë mbanë të pijë kafen e Bajramin me nënët e tij, shkruan lajmi.net.

Ai publikoi në rrjete sociale një urim të veçantë për Bajram kështu duke ia kushtuar edhe nënës për të cilën u shpreh se ndonëse me shumë vuajtje e sakrifica ai është i gëzuar që ia doli mbanë të festojë edhe këtë Bajram.

Ai tha se çdo vit mundohet që me çdo kusht t`i qëndroj besnik premtimit të tij që kafen e mengjësit në Bajram ta shijojë me nënën e tij.

Ky është postimi i plotë, “Mes shumë vuajtjesh e sëmundjesh, por edhe sakrificave jetësore, plus një vit në izolim për shkak të Covid-19, nana ime ia doli të festojë dhe këtë Bajram. E unë, si gjithmonë provoj me çdo kusht t’i qëndroj besnik takimit tonë tradicional të kafës së Bajramit. Miq, urime ju e më të dashtunve tuaj Bajramin. Veç gëzime paqi.

Të ngjashme