Mësohet data e publikimit të duetit mes Ledri Vulës dhe Elvana Gjatës

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 14:36 | Nga

Elvana Gjata ditë më parë ka paralajmëruar një duet me reperin Ledri Vula, i cili mban titullin “Mike”.

adje, ajo dhe reperi përmes rrjeteve sociale kanë ndarë me ndjekësit edhe disa imazhe nga klipi, shkruan lajmi.net.

Por, dyshja nuk kishin preferuar të bëjnë të ditur datën e publikimit të këngës, duke lënë në pritje fansat.

Megjithatë, ishte miku i këngëtares, dizajneri Valdrin Sahiti, ai i cili përmes një postimi ka zbuluar se kënga do të publikohet sonte.

Se çfarë do të sjellin Ledri dhe Elvana mbetet të shihet ditëve në vazhdim, por e sigurt është se kënga do të jetë hit i verës, ashtu si projektet e tjera të dyshes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme