Mësohet data e publikimit të projektit të ri nga Gold AG

Prishtinë | 26 Tet 2018 | 11:57 | Nga Ekonomia Online
Gold AG nuk ndalet së punuari projekte të reja muzikore.
Gold AG këto ditë kishte paralajmëruar një projekt të ri muzikor, titulli i të cilit është “History”, shkruan lajmi.net.

Reperi ka bërë të ditur që kënga e tij më e re publikohet nesër (e shtunë), në orën 17:00, ndërsa premton se me këtë këngë do të rikthehet Goldi i vjetër.

“E di që ju ka marrë malli për Goldin e vjetër”, ka qenë mbishkrimi që ai i ka lënë fotos.

Për ndryshe, “Falja e Gjakut” titullohet kënga e fundit nga Gold AG, e cila prek një temë mjaft të ndjeshme në shoqëri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme