Mevlani poston fotografi me Aristelën, por Antonela habit me komentin e saj

Prishtinë | 25 Mar 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Konkurrentja e re, Aristela është futur në trekëndëshin e dashurisë mes Mevlanit, Ledjanës dhe Antonelës. Pasi ajo është shprehur e gatshme t’i sfidojë dy vajzsat për të fituar zemrën e Mevlanit.

Së fundmi, konkurrenti ka publikuar një foto së bashku me Artistelën në rrjetin social “Instagram”, të veshur kuq e zi, mirëpo të gjithë vëmendjen e ka marrë komenti i Antonelës.

“Jeni shumë çift i bukur”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se para pak ditësh, Antonela u rikthye në “Për’puthen” pas 3 ditësh mungesë.

Menjëherë në nisje të emisionit ajo u përplas me Ledjanën, e cila kërkoi që të merrej masë ndaj Antonelës pasi kjo e fundit e kishte ofenduar.

Gjatë një lidhje live në emision, Antonela e cilësoi Ledjanën si burrë me buzë të bëra, diçka që kjo e fundit nuk e priti aspak mirë.

Më herët në “Për’puthen” u transmetua video e një lope xhiruar nga Antonela dhe kjo e fundit shprehej:

“Ua konkurrentja e Për’puthen”.

Për këtë video të gjithë ju kthyen kundër Antonelës, sepse e cilësuan si një ofendim për vajzat, për Aristelën dhe Ledjanën.

Mirëpo, Antonela tha se nuk e kishte për asnjërën nga vajzat videon dhe ju kërkoi falje në rast se ndonjëra prej tyre ishte ndjerë keq prej saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme