Michael B Jordan pritet të bëhet Supermani i ri

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 09:12 | Nga

Aktori Henry Cavill ka hequr pelerinën e Supermanit pas pesë vjetësh në rolin e superheroit.

Tashmë kanë filluar thashethemet se kush do të marrë rolin e njërit prej superheronjve më të njohur.

Sipas revistës Deadline, emri i aktorit Michael B Jordan është në krye të listës pasi studioja filmike “Warner Bros” për një kohë të gjatë synonte t’i jepte tjetër kahe rolit të Supermanit.

Jordan tregoi aftësitë e tij në filmat aksion kur u shfaq në filmin “Black Panther”, por studioja filmike së fundmi është përqendruar në filmin e Supervashës.

Cavill ka braktisur rolin shkaku i orarit të ngjeshur pasi është i angazhuar në serinë e Netflixit “The Witcher”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme