Michael Douglas bëhet me yll në Bulevardin e Famës në Hollywood

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Aktori i famshëm, Michael Douglas festoi përvjetorin e 50 të në botën e industrisë së filmave me një yll në Bulevardin e Famës së Hollywoodit.

Përkrah yllit amerikan ishte edhe babai i tij, aktori në pension, Kirk, i cili tashmë ka plot 101 vjet.

Douglas, 74-vjeçar, i njohur më mirë për rolin në filmin “The Waltz”, në saje të cilit fitoi çmimin Oscar, u shoqërua nga babai i tij, djali Cameron Daglas (39), gruaja Catherine Zeta-Jones dhe aktorja, Jane Fonda me të cilën luajti në filmin, “The China Syndrome”, raporton Reuters.

Douglas ka luajtur mbi 60 filma dhe programe televizive, duke përfshirë serinë e policisë, “Streets of San Francisco” me Karl Malden, trilogjinë “Fatal Attraction” si dhe “Low Passion” me Sharon Stonen.

Douglas gjithashtu është edhe producent i filmave ndërsa për filmin e vitit 1975, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest”, ku në rolin kryesor u shfaq Jack Nicholson, fitoi çmimin Oscar.

Ndryshe, në një intervistë me revistën “Vulture”, Kathleen Turner foli për dominimin e burrave në Hollywood dhe përvetësimin e aktoreve si objekte të tyre.

Theksojmë se Miachelin do ta shohim gjatë vitit të ardhshëm në ekranet e mëdha të kinemave botërore në saje të projekteve të reja filmike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme