Micheal Jordan nxjerr në shitje Mercedesin e blerë në kulm të karrierës

Prishtinë | 14 Gus 2020 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Basketbollisti, ndoshta më i miri i të gjitha kohërave, Michael Jordan, ka vendosur të shesë Mercedesin e tij.

Jordani ka nxjerr në shitje veturën Mercedes- Benz S600, të cilën e kishte blerë gjatë viteve ’90, kur ishte në kulm të karrierën.

Gjatë asaj dekade, Jordan udhëhoqi Chicago Bullsin drejt gjashtë titujve të NBA-së.

Me Mercedesin ka kaluar 250.000 kilometra.

Vetura është prodhuar në vitin 1996, kurse motori i saj ka 394 kuaj fuqi. Shpejtësinë nga 0 deri në 100 km\h e arrin për 6.2 sekonda.

Çmimi i shitjes nuk është bërë i ditur, por sigurisht se nuk do të jetë i lirë.

Jordani është sportisti i parë që ka arritur të futet në “klubin e miliarderëve”.

Të ngjashme